Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Merkel dha Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin

2018/12/unnamed-1-7.jpg

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se lidershipi i Angela Merkel i dha dimension të ri qasjes së politikës gjermane dhe evropiane ndaj Kosovës.

“Lidershipi i Angela Merkel i dha dimension të ri qasjes së politikës gjermane dhe europiane ndaj Kosovës. Për 18 vite sa udhëhoqi me CDU-në, Merkel tregoi guxim e vizion për një Europë te fuqishme ekonomikisht dhe në partneritet strategjik me ShBA-të.

Lidershipi i saj fuqiplotë i dha Kosovës zë të arsyeshëm për ta mbrojtur sovranitetin dhe rrugën tonë europiane. Pasardhëses Annegret Kramp-Karrenbauer i urojmë sukses për ta vazhduar udhëheqjen e CDU-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Anegret Kramp-Karenbauer është zgjedhur si udhëheqësja e re e Partisë Kristian-Demokrate në Gjermani.

Ajo do të jetë pasardhësja e deri më tani shefes së kësaj partie, Angela Merkel.

Merkel ka qenë në krye të CDU-së dhe kancelare e Gjermanisë që nga viti 2005, dhe në tetor deklaroi se do të heqë dorë nga pozita e lidershipit të partisë dhe se nuk planifikon të kandidojë për kancelare, përcjell Telegrafi.