Please enter at least 3 characters.

Han i Elezit organizon me sukses Panairin Tradicional, marrin pjesë 15 prodhues vendorë

Kryetari i Komunës në Han të Elezit Mehmet Ballazhi ka njoftuar se është mbajtur me sukses Panairi Tradicional, aktivitet që mblodhi 15 prodhues dhe fermerë vendorë, të cilët prezantuan produktet e tyre cilësore, duke promovuar potencialin e bujqësisë dhe prodhimit lokal.

Panairi u organizua me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore, krijimit të lidhjeve më të forta ndërmjet prodhuesve dhe konsumatorëve, si dhe inkurajimit të qytetarëve për të konsumuar produkte të freskëta dhe cilësore nga fermerët e komunës.

Në kuadër të aktivitetit u vlerësua kontributi i prodhuesve pjesëmarrës, ndërsa falënderime iu adresuan edhe qytetarëve që vizituan panairin, si dhe partnerëve LAB – Laboratori për Aktivitete të Biznesit dhe IKC – Initiative for Kosovo Community për mbështetjen në organizimin e ngjarjes.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, theksoi se komuna do të vazhdojë të mbështesë fermerët dhe prodhuesit vendorë, duke i konsideruar ata një faktor kyç për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e prodhimit lokal. /Telegrafi/