Haliti: Mbështetje e fuqishme për PDK-në në rajonin e Podgurit
01/06/2026
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhavit Haliti ka zhvilluar të dielën një takim me qytetarët në rajonin e Podgurit, ku është pritur nga banorët e kësaj ane.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Haliti vlerësoi mikpritjen dhe mbështetjen e qytetarëve, duke e cilësuar rajonin e Podgurit si vend të njerëzve të mirë, punëtorë dhe atdhetarë.
“Në rajonin e Podgurit, në Istogun e njerëzve të mirë, punëtorë e atdhetarë, u pritëm me zemër të hapur. Bashkë me PDK-në, të vendosur drejt fitores më 7 qershor”, u shpreh ai. /Telegrafi/


