Please enter at least 3 characters.

Hakan Calhanoglu dhe Interi arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës

2023/02/hakan-calhanoglu_17df762.jpg

Hakan Calhanoglu po zhvillon sezonin e dytë me Interin, ku drejtuesit tani janë bindur plotësisht me paraqitjet e tij në fushë dhe kërkojnë t’ia vazhdojnë kontratën.  

Futbollisti turk këtë sezon ka treguar se mund të luajë shumë mirë edhe para mbrojtjes, ndërsa ka kontratë deri në verën e 2024.

Interi për këtë ka nisur prej javësh negociatat për rinovimin e kontratëes së tij.

Sipas mediave italiane, palët kanë arritur tashmë marrëveshjen në parim për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e 2026.

Edhe paga e Calhanoglu do të rritet deri në 5.5 milionë euro, që do të shkojë në 6 bashkë me bonuset.

Në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi. /Telegrafi/