Please enter at least 3 characters.

Hajvalia si Reali, transferon edhe Ahmetin (Foto)

2016/01/hajvalia-si-reali-transferon-edhe-ahmetin-foto_hd.jpg

Hajvalia e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e dytë me 26 pikë, vetëm dy më pak se Ferronikeli në pozitën e parë, mirëpo i ka ndezur motorët që në pjesën tjetër ta fitojë kampionatin.

Pasi e angazhuan së pari trajnerin e mirënjohur kosovar, Ismet Munishin, ata kanë transferuar edhe disa superlojtarë për ta realizuar këtë qëllim.

Në mbrëmjen e së dielës krerët e skuadrës së Hajvalisë janë takuar edhe me Azem Ahmetin, me të cilin kanë arritur marrëveshje gjashtë mujore.

Ahmeti u largua ditë më parë nga Prishtina, ku kishte kaluar 8 vite e gjysmë dhe kishte fituar çdo titull me këtë skuadër. Sigurisht se një mesfushor i kalibrit të tillë do ta përforcojë shumë mesfushën e Hajvalisë.

Përveç Ahmetit, Hajvalia ka nënshkruar marrëveshje edhe me futbollistë tejet të dalluar, si Arber Prekazi, Alban Dragusha, Shemsi Osmani, Fatlum Ramadani dhe Mergim Pevqeli. /Telegrafi/