Hajni i futet në shtëpi 94-vjeçarit në Prizren, nën kërcënimin e thikës ia merr 140 euro
07/01/2024
Sot rreth orës 11:00 në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ia ka vjedhur 140 euro një 94-vjeçari, i cili ndodhej i vetëm.
Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha se në momentin e grabitjes viktima ka qenë i vetëm në shtëpi.
“Hetimet po zhvillohen nga stacioni policor dhe hetuesit rajonal në Prizren”, tha Gashi.
I moshuari nuk ka pësuar lëndime trupore.


