Please enter at least 3 characters.

GUXIMI QË KISHTE NËNA IME

Edna St. Vincent Millay (1892–1950)

Poezi nga: Edna St. Vincent Millay
Përktheu: Agron Shala

Guximi që kishte nëna ime
Shkoi me të dhe ende është me të:
Shkëmb i nxjerrë nga guroret e Anglisë së Re;
Tani granit në një kodër graniti.

Broshin e artë që mbante nëna ime
Ma la mua që ta mbaja;
S’kam gjë që çmoj më shumë se këtë:
E, megjithatë, mund t’ia dal edhe pa të.

Oh, sikur në vend të saj të më kishte lënë
Atë që mori me vete në varr! —
Atë guxim si shkëmb, për të cilin ajo
S’ka më nevojë, ndërsa unë kam.