Please enter at least 3 characters.

Guardiola dëshiron të shoh fundin e thashethemeve që e lidhin Cityn me shkeljet e Fair Play Financiarit

2018/12/Guardiolaa.jpg
281:"WATFORD, ENGLAND - DECEMBER 04: Josep Guardiola, Manager of Manchester City gives his team instructions during the Premier League match between Watford FC and Manchester City at Vicarage Road on December 4, 2018 in Watford, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola po kërkon qartësi lidhur me akuzat për parregullsi financiare në kuadër të Fair Play Financiarit.

UEFA ka njoftuar se tani po hetojnë pretendimet e klubeve për Cityn dhe të klubeve të tjera të cilat thuhet se kanë shkalur ligjet e FFP-së.

Këto pretendime kanë futur në panik klubin anglez dhe trajneri i tyre Guardiola kërkon më shumë qartësi për këto thashetheme.

"Nëse UEFA gjen diçka, klubi do të bëjë një deklaratë dhe do të doja këtë, sepse do të dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë dhe thashethemet do të pushojnë", ka thënë fillimisht Guardiola për L'Equipe.

Man City (Getty Images)

"Pastaj ne do të dimë nëse kemi bërë parregullsi ose jo".

"Njerëzit do të ndalojnë së foluri për të", përfundoi trajneri spanjoll.

Nëse shpallet fajtor, mendohet se Cityt do t'i ndalohet pjesëmarrja në garat evropiane. /Telegrafi/