Please enter at least 3 characters.

Gruaja në TikTok tregon se bëri tatuazh emrin e të dashurit të saj, mirëpo u ndanë një javë më pas

2021/11/TikTok.png

Shumë njerëz pas një kohe pendohen për tatuazhet që ata bëjnë.

Sidoqoftë, një grua e pranoi se nuk iu desh shumë që të dëshironte të mos e kishte bërë kurrë të sajën, transmeton Telegrafi.

Ashlyn France, 21-vjeçare, zbuloi në TikTok se kishte bërë një tatuazh të madh në shpinë me emrin e të dashurit të saj Alexander.

Megjithatë, vetëm një javë pasi vendosi bojën, ata të dy u ndanë në mënyrë të ashpër – duke e lënë atë të mbushur me pendesë për tatuazhin.

Në videon në TikTok, ajo shkroi: “Kam dëgjuar që keni bërë një tatuazh me emrin e ish-it tuaj dhe më pas je ndarë një javë më vonë”, që si duket një pyetje referuar asaj.

Ashlyn më pas u pa duke dëgjuar tekstin e këngës Rumors të Lizzo duke thënë “të gjitha thashethemet janë të vërteta, po”.

Njerëzit ishin shumë të interesuar ta shihnin tatuazhin dhe e pyeten atë nëse mund ta tregonte. /Telegrafi/