Please enter at least 3 characters.

Granit Xhaka i kushton poezi nënës për ditëlindje

2016/11/gramot-e1479121052555.jpg

Granit Xhaka ka publikuar disa rreshta në rrjetet sociale për ta uruar me fjalët më të mira nënën e tij për ditëlindje.

Postimin e ka shoqëruar edhe me një fotografi të përbashkët të tij me vëllanë, Taulantin dhe nënën e tyre.

Këto janë rreshtat që Xhaka ia ka kushtuar nënës së tij:A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër. Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër. Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë. Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë. Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri. Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri. Të flas për ty s'më mjaftojnë letrat e kësaj bote. Se dashuri pa hile është veç dashuria jote. Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi. Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty.

/Telegrafi/