Please enter at least 3 characters.

Gostivar, mbi një mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga sëmundjet infektive

2016/08/Spitali-Gostivar-1.jpg

Mbi një mijë qytetarë me temperaturë, lodhje dhe dhimbje barku gjatë katër ditëve të kaluara kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Departamentin e Infektologjisë në Spitalin e Përgjithshëm "Ferid Murad" në Gostivar.

Rritja e punës ka mbushur kapacitetet e Departamentit të Infektologjisë, ndërsa udhëheqësit e spitaleve kanë vendosur të shfrytëzojnë kapacitetet e departamenteve tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar thonë se tek ata është rritur numri i pacientëve dhe në vazhdë është përgatitja e përgjigjeve për gjendjen e tillë.

Udhëheqësia e spitalit theksojnë se janë mobilizuar që të tejkalohet gjendje me mungesën e krevatëve në spitale në Departamentin e Infektologjisë. Për këtë nevojë pacientët pranohen në Departamentin e Fëmijëve, Gjinekologjisë dhe atë Intern./Telegrafi/