Please enter at least 3 characters.

Gold Ag publikon fotografi në Kalanë e Krujës, por a di se është e ndaluar? (Foto)

2016/10/gold.jpg

Reperi Gold Ag së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet teksa ka vizituar një prej muzeve më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Ai ka vizituar Kalanë e Krujës, teksa në llogarinë personale në Instagram ka publikuar një fotografi ku shihet duke pozuar pranë skulpturave të mermerit, të heroit kombëtar Gjergj Kastrioiti - Skënderbeut.

Por, a e di reperi që fotografia në një vend të tillë është e ndaluar?

Kalaja e Krujës tash e disa vite mirëpret vizitorë nga e gjithë bota, të cilët kanë mundësinë të shohin nga afër histroinë e shqiptarëve, por që në hyrje të sallës citohet nga nikoqirët se janë të ndalara fotot.

Fotografimi është i lejuar vetëm në ballkonin e kalasë, por mesa duket për reperin është bërë një përjashtim përderisa e kanë lejuar që të pozojë pranë skulpturave në hyjre të sallës krysore. /Telegrafi/