Gold Ag, Greta dhe Eni Koçi kopjojnë këngën bullgare (Video)
04/12/2015
Ka vetëm pak orë që është publikuar kënga e më e re e Gold Ag në bashkëpunim me motrat, Greta dhe Eni Koçi të titulluar “Me mu”.
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë reperi i famshëm preshevar, ndërsa muzikën e ka bërë Chipsi.
Por, megjithëse thuhet se autor i vijës melodike është kantautori shqiptar, del se ajo është kopjuar nga artistët e huaj, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për këngën “Tu” të treshes bullgare Oana Radu & Dr. Mako feat. Eli, e cila ka ngjashmëri të madhe me muzikën e këngës “Me Mu”.
Ndryshe, Gold Ag vije me këtë bashkëpunim menjëherë pas suksesit me suksesin “Mas Miri”, i cili në vetëm dy muaj arriti të grumbullonte më shumë se tetë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/


