Please enter at least 3 characters.

Gjimshiti realizon gol të bukur në fitoren e rëndësishme të Atalantës në udhëtim te Spezia

2022/05/3368922-68858708-2560-1440.jpg

Berat Gjimshiti ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.

Mbrojtësi shqiptar përpos ndeshjeve shumë të mira që po i zhvillon në defensivë, në duel me Spezian ka gjetur edhe golin.

Reprezentuesi shqiptar ishte titullar në këtë sfidë, teksa ka realizuar një gol në fitoren e Atalantës 1-3 në udhëtim te Spezia.

Ishte minuta e 73-të e ndeshjes kur Gjimshiti u asistua nga Demiral dhe realizoi gol të bukur me kokë për 1-2.

Për Gjimshitin ky ishte goli i parë këtë edicion nëSerie A, teksa ka realizuar edhe dy të tjerë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/