Please enter at least 3 characters.

Gjermania në 'bllokim të lehtë' për shkak të pandemisë së coronavirusit

2020/11/201028-germany-coronavirus-se-354p_73b4c4ed263340ffaacfe5556241b808.jpg
452:"An employee of the city sets up an information board on measures regarding the novel coronavirus (Covid-19) in front of a restaurant in the city of Nuremberg, southern Germany, on October 28, 2020. - Germany on October 28 ordered a new round of shutdowns for the cultural, leisure as well as food and drink sectors, in a bid to halt a surge in new coronavirus infections. (Photo by Christof STACHE / AFP) (Photo by CHRISTOF STACHE/AFP via Getty Images)
18:"AFP - Getty Images

Gjermania do të hyjë në një 'bllokim të lehtë' për shkak të rritjes së rasteve nga coronavirusi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, baret, kinematë, teatrot, muzetë, palestrat dhe pishinat do të mbyllen nga sot, përderisa kafenetë dhe restorantet do të lejohen të bëjnë vetëm dërgesa.

Takimet në vendet publike do të lejohen vetëm mes dy familjeve me kusht që tubimi të jetë jo më shumë se 10 persona.

Ndryshe nga bllokimi i parë në pranverë, shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura.

Derisa kufizimet e reja në vend do të zbatohen vetëm deri në fund të muajit, shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun, ka thënë se nuk mund të përjashtohen gjasat që masat parandaluese të zgjasin më shumë.

Këto rregulla preventive vijnë si pasojë e rritjes së rasteve rekorde nga coronavirusi në vend.

Ashtu sikurse Gjermania, edhe disa vende evropiane po përballen rëndë me situatën aktuale. /Telegrafi/