Please enter at least 3 characters.

Gjente vazhimisht baltë në ulëset e veturës, shokohet kur kupton se në bagazh për tri ditë u fsheh një burrë i zhveshur

2022/02/1-59.jpg

Një burrë i zhveshur tërësisht është gjetur duke u fshehur në bagazhin e një veture, pronarja e të cilës mbeti e shokuar kur e zbuloi brenda mjetit.

Burri raportohet të ketë qëndruar brenda mjetit për tri ditë, derisa edhe u zbulua nga pronarja e cila realizoi një video dhe e postoi në TikTok, transmeton Telegrafi.

Bethany Coker shpërndau videon me ndjekësit e saj më 31 janar, ku shihen karriget e përparme me baltë.

“Vetura ime ishte pranë shtëpitë tërë natën, por të nesërmen vërejta baltë”, dëgjohet duke thënë ajo.

Dy ditë më vonë ajo postoi një video tjetër, për të mbështetur pretendimet e saj në fakte, ku policët shihen duke asistuar dhe detyruar burrin të dalë nga bagazhi. /Telegrafi/