Please enter at least 3 characters.

Gjendet shok-bombë në depon e një shtëpie në Ferizaj


Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur në depon e një shtëpie në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në depon e tij është vërejtur një objekt i dyshimtë.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e specializuara për deminim të Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit, që më pas është konstatuar të jetë një shok-bombë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore. /Telegrafi/