Please enter at least 3 characters.

Gjendet një mjet i pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në Gjakovë

2024/09/policia-e-kosoves-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në Gjakovë.

Një qytetar, gjatë punës në oborrin e tij, ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Menjëherë pas njoftimit, Njësia për Deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për tërheqjen e mjetit të pa shpërthyer, i cili ishte i kategorisë D-9.

Për fat të mirë, nuk raportohet për ndonjë incident dhe autoritetet kanë siguruar që situata të menaxhohet pa rrezik për qytetarët. /Telegrafi/