Please enter at least 3 characters.

Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan

2018/01/vdekje.jpg

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij në Zveçan.

Policia ka njoftuar se në lokacionin ku është gjetur trupi i pa jetë është konfiskuar edhe një armë.

“Raportohet se në bodrumin e shtëpisë së tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Një pistoletë është konfiskuar në lokacion”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/