Please enter at least 3 characters.

Gjendet i pajetë një i moshuar në Korçë, dyshohet se është vrarë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak orë më parë në fshatin Bulgarec të Korçës, ku policia ka gjetur të pajetë një person të moshuar.

Sipas raportimeve paraprake, i moshuari është gjetur brenda banesës së tij, dhe pas ekzaminimit të trupit janë konstatuar shenja dhune, ku dyshohet se i moshuari mund të jetë vrarë nga një person tjetër.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes. /Euronews.al/