Gjarpri më i madh peshon 140 kilogramë (video)
06/01/2012
Atomic Betty është ushqyer me numër të kufizuar të dhive sepse kishte shtuar shumë peshë, ndërsa pas peshimit më të ri është vërtetuar se tash gjarpri peshon rreth 140 kilogramë. Gjashtë punëtorë të parkut u detyruan ta mbajnë gjatë peshimit.
“Nuk është trashur shumë, e kemi parandaluar që kjo të ndodhë. Zakonisht ai i ha dhjetë dhi, por tash ia kemi dhënë vetëm katër sepse kishte shtuar shumë peshë”, tha drejtori i parkut Tim Faulkner, shkruan Huffington Post. Kur mbërriti peshën 130 kilogramë, rojet e parkut vendosën të aplikojnë dietë për Atomic Betty. Gjarpri është i gjatë 6.7 metra, ndërsa procesi i rritjes së tij ende nuk ka përfunduar.


