Please enter at least 3 characters.

Gili feston ditëlindjen e 57-të, merr urim të përzemërt nga Iliri

2023/05/gigigigig-e1684687038958.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fevzije Konushevci - Gili, feston sot (e diel) ditëlindjen e saj të 57-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e saj të shumtë.

Por një nga urimet më të bukura, "Xixëllonja" e skenës shqiptare e pranoi nga bashkëshorti i saj, kompozitori Ilir Berani.

Ai që në orët e para të datës 21 maj, publikoi një fotografi të gruas së tij, në mbishkrimin e së cilës shkroi disa fjalë të përzemërta urimi.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):"Sot ne ditelindjen tende ti deshiroj me te mirat e jetes!Vitet qe i kaluam bashke qe nga shkolla e mesme si shoke klase e deri sot jane vitet e mija me te lumtura.Te falenderoj gjithmone per perkushtimin si bashkeshortja ime e sidomos si nena e femijeve te mi.Kete vit dashuria jone u lartesua edhe me ardhjen e nipit tone te pare AleksitUroj qe ti presim bashke edhe shume nipa e mbesa te tjeraUroj qe te jeshe bashkeshortja, nena e gjyshja ma e lumtur ne bote!Gjithmone bashke -GEZUAR", ka shkruar Berani në Facebook. /Telegrafi/