Gazetari grek: Po sikur Skënderbeu të ishte helen? Rama: Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar! (Video)
Pas deklaratave në distancë lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, kryeministri Edi Rama vendosi që t’i flasë drejtpërdrejtë popullit grek.
I ftuar në emisionin “Histori” të kanalit “Skai”, Rama u është përgjigjur pyetjeve të para, të katër gazetarëve të njohur grekë.
Mes pyetjeve nuk kishte si të shpëtonte edhe postimi i kryeministrit Rama javë më parë, në lidhje me Akropolin dhe pretendimin se ishte një prift shqiptar i quajtur Gjergj Dushmani që shpëtoi krenarinë e grekëve nga bombardimi.
Grekët i janë drejtuar me pyetjen se si do të reagonte Rama nëse homologu i tij grek do të deklaronte se Skënderbeu është gjysmë grek. Por, nga ana e tij, Rama i ka qëndruar deklaratave të bëra më parë, duke saktësuar se krahasimi nuk është i njëjtë.
Gazetari: Po pastaj?Rama: Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe, por do ishim pjesë e një Evrope të Madhe. Kufijtë bëhen të parëndësishëm.
Gazetari: Qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përbënin një literaturë me një propagandë...Rama: Çfarë nënkupton me propagandë irredentiste. Ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin. Njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre. Për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore; për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë. Por, ka ardhur koha t’i kalojmë këto pengesa dhe të themi se a është e mundur që ata 80-vjeçarë, gra dhe burra, që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre t’i lëmë të shkojnë. A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala, do doja të thoja se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke u mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar. Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe kanë të drejtën të kthehen nësen dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.
Gazetari: Ju e dini se ka protesta të gjalla të këtyre njerëzve të Luftës së Dytë Botërore, se kanë kryer krime…Rama: Ata mund të pretendojnë çfarë të duan. Po flas për të kaluar kufirin, që të hyjnë dhe dalin, si gjithë shqiptarët. Ata keqpërdoren në kufirin grek. Flas për 80 vjeçarë dhe nuk e besoja dot. Një grua 80-vjeçare më tha se kam ëndërr që të shkoj të shoh shtëpinë. A e dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Një ligj mbretëror që është ende në fuqi. Jua them miqve të mi, Papandreu, Tripras, dhe Samaras: Po persë nuk e heqim këtë ligj të luftës? Nëse mendojmë për gjeneratat e ardhme mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë si një person me ndjenja anti-greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro grek. Nuk ka asnjë hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ në asnjë libër shqip.Gazetari: Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë. Ju patët një rol kryesor për prishur këtë marrëveshje. Berisha tha se kishte një dorë pro-turke në këtë?Rama: I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht.Gazetari: Flisni në shqip…Rama: Nuk më pëlqen t’i flas për politikën lokale në një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të. Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në agjendën tonë kundër Qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por, thashë jo: le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces. Është vendimi i vetëm që mbaj mend, që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet, pra nëntë me zero. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.Gazetari: Marrëdhëniet tuaja me Turqinë dhe presidentin Erdogan…Rama: Si një njeri që ke lundruar jashtë në politikë, nga aspekti gazetares, ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konspirative. Nuk ka asnjë lloj sekreti që ne kemi përcaktuar një partneritetet me Turqinë dhe nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. Në momentet kur kemi probleme duhet të flasim më shumë, të përfshijmë më shumë vullnet, pasi jetojmë në një rajon ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha.Gazetari: Ju keni kërkuar një informacion në lidhje me një eksplorim që Greqia po bën në Jon…Rama: Unë besoj se ka një burim të rëndësishëm të gazit dhe naftës, ndaj pse nuk e shohim së bashku. Pse nuk ecim në bashkëpunim, me të gjitha fushat. Shqipëria mund të jetë një mundësi fantastike për Greqinë dhe kjo e fundit mund të ketë avantazhe për të bashkëpunuar. Duhet të flasim e të zgjedhimin gjërat, me durim dhe vullnet.Gazetari: Ju si kryeministër i këtij vendi nuk e keni këtë ide të “Shqipërisë së Madhe”?Rama: Jam shumë i gjatë për të menduar që jam i gjatë. Nuk është një kompleks madhështie. E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë, luftë? Do ndryshojmë kufijtë? Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj, begatisë.


