Gattuso rikthehet në Serie A, pritet të marrë drejtimin e klubit të njohur
Ish-futbollisti i njohur italian, Gennaro Gattuso, ka gjetur një angazhim të ri pas largimit nga posti i përzgjedhësit të Italisë në mars, pas humbjes ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në play-off.
Gattuso i udhëhoqi “Azzurrët” deri në finalen e play-off-it për Botëror, ku Italia u eliminua pas penalltive, ndërsa më pas ai mbeti pa ekip.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Gattuso është pranë emërimit si trajner i ri i Lazios.
🔵⚪️🦅 Gennaro Gattuso signs in as new Lazio manager on a two year deal, confirmed.
Here we go! ✅🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/SjM8wRHENV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 25, 2026
Nëse marrëveshja zyrtarizohet, ai do ta zëvendësojë Maurizio Sarrin, i cili e mbylli sezonin me klubin romak në pozitën e nëntë në Serie A.
Gattuso rikthehet kështu në kampionatin italian, teksa në karrierën e tij si trajner ka drejtuar disa klube të njohura, përfshirë Milanin, Napolin, Valencian, Marseillen, si dhe kombëtaren e Italisë. Ai ka qenë gjithashtu trajner i Hajdukut. /Telegrafi/


