Gashi: Angazhimi i madh na dha tri pikë
01/03/2015
Anësori asistoi te goli i tretë i Dritës, por ishte i pandalshëm nga mbrojtësit mysafirë falë depërtimeve të tij.
Në një prononcim për Telegrafi, Gashi tha se e gjithë skuadra ishte angazhuar në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 për t’i marrë tri pikët.
“Angazhimi i madh i gjithë skuadrës bëri që t’i marrim tri pikë. Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. Ne po punojmë shumë dhe jemi duke luajtur si grup i bashkuar”, tha Gashi për Telegrafi, ndërsa foli edhe për objektivat e klubit.
“Synimi i Dritës është që t’i ikë barazhit dhe të zëmë në fund një pozitë të mirë në tabelë. Sa i përket Kupës së Kosovës synojmë që të shkojmë sa më lart që mundemi, pse jo edhe ta rrëmbejmë atë”, deklaroi Gashi. /Telegrafi/


