Futbolli, simbol i miqësisë në mes Kosovës e Turqisë
08/05/2014
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, tha se po realizohet njëëndërr e simpatizuesve kosovarë të futbollit. Ai ka thënë se kjo ndeshje do të jetë një festë e madhe për Kosovën dhe Turqinë.
Kurse, ambasadorja e Republikës së Turqisë Songul Ozan, tha se loja e cila do të zhvillohet mes Kosovës dhe Turqisë, është simbol i miqësisë së mirë që kanë këto dy vende.
Ndeshja e Kosovës me Turqinë është e dyta nën mbikëqyrjen e FIFA-së, pas asaj që është zhvilluar me 5 mars në mes Kosovës dhe Haitit. /KP/Telegrafi/


