Please enter at least 3 characters.

Fustani i njëjtë në trupin e gjashtë yjeve (Foto)

2016/05/687474703a2f2f7777772e616e6162656c2e616c2f6d656469612f323031362f30352f32362f32306338333137636561613564396432366238373364653737653334323666392e6a7067.jpg

Gucci ka thyer rekordet me fustanin jeshil dantellë. E kemi parë aq shpesh të veshur nga yjet, sa nuk kishte si të kalonte pa u vënë re. Fustanin e prezantuar në koleksionin Gucci Pret-A-Porter Pranverë-Verë 2016 e kanë zgjedhur që nga modelet në kopertinat e revistave, tek aktoret dhe këngëtaret në evente por edhe në përditshmëri.

Përshembull Rihanna, së fundmi e veshi pa sytjena në një darkë në New York më 25 maj. Aktorja Salma Hayek zgjodhi variantin në ngjyrë të zezë të këtij fustani për intervistën me Jimmy Kimmel. Aktorja e famshme Julia Roberts e mori drejt e nga pasarelat e Milanos këtë fustan kur u shfaq në InStyle Awards 2015.

Fustani ka bërë ‘namin’ nëpër kopertinat e faqet e revistave si Elle e Marie Claire; supermodelja Karlie Kloss e veshi në shërbimin fotografik të revistës Elle Indoneziane, ndërsa Candice Swanepoel në Elle Kinë. Aktorja Bella Thorne gjithashtu zgjodhi pikërisht këtë fustan në shërbimin fotografik për Marie Claire Indonezi.

Secila e ka veshur në stilin e vet; Rihanna me çizmet me lidhëse të Gucci-t, Salma Hayek me sandale fine të zeza apo Julia Roberts me klas siç ajo di. Shfletoni galerinë! Cila ju pëlqen më shumë?

Rihanna, së fundmi e veshi pa sytjena në një darkë në New York më 25 maj.

Aktorja Salma Hayek zgjodhi variantin në ngjyrë të zezë të këtij fustani për intervistën me Jimmy Kimmel.

Aktorja e famshme Julia Roberts e mori drejt e nga pasarelat e Milanos këtë fustan kur u shfaq në InStyle Awards 2015.

Supermodelja Karlie Kloss e veshi në shërbimin fotografik për revistën Elle Indoneziane.

Candice Swanepoel e veshi në kopertinën e revistës Elle Kinë.

Aktorja Bella Thorne gjithashtu zgjodhi pikërisht këtë fustan në shërbimin fotografik për Marie Claire Indonezi./anabel.al/