Please enter at least 3 characters.

Fushata e re e 'American Eagle' me Sydney Sweeney përballet me akuza për mesazhe raciste në rrjetet sociale

Fushata e re e vjeshtës e markës ‘American Eagle’ me aktoren Sydney Sweeney ka shkaktuar polemika të ashpra në rrjete sociale, pasi shumë përdorues e kanë konsideruar si një promovim të bardhësisë.

Fushata, e cila ka si slogan “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera”, është kritikuar për lojën e fjalëve që, sipas komentuesve dhe analistëve mediatikë, nënkupton lavdërimin e “gjeneve të bardha” të aktores me sy blu dhe flokë biondë.

Kritika të shumta u drejtuan në Instagramin e ‘American Eagle’, ku përdorues të ndryshëm aluduan për paralelizma të rrezikshëm historikë dhe mungesë diversiteti në ekipin krijues të fushatës, shkruan DailyMail.

Një përdoruese e TikTok, Angie nga @vital_media_marketing, tha se fushata “lavdëron trashëgiminë dhe pamjen fizike të bardhë të Sweeney-t”, duke e quajtur “një nga fishkëllimat më të zhurmshme të racizmit të kohëve të fundit”.

Përballë këtij reagimi, shumë përdorues kërkuan përgjegjësi nga marka dhe vendime më të ndjeshme ndaj përfaqësimit dhe përfshirjes në mesazhet reklamuese.

Deri tani, ‘American Eagle’ dhe përfaqësuesit e aktores nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar për kritikat.

Në një deklaratë për shtyp më 23 korrik, Sweeney shprehu entuziazmin për bashkëpunimin me markën, duke thënë se American Eagle “të bën të ndihesh rehat dhe i sigurt në lëkurën tënde” dhe se ka qenë pjesë e jetës së saj ndër vite. /Telegrafi/