Please enter at least 3 characters.

Fuqizohen bizneset prodhuese në Vushtrri

2016/01/12186434_1731831503711919_8397111549939973848_o-e1447335902527.jpg

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku me bashkëpunëtor, qëndruan sot në Fabrikën e përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobilierive “Flori Dekor” në Stanovc, ku u organizua një ceremoni me rastin e implemitimit të Projektit “Rritja e Kapaciteteve Prodhues për përpunimin e drurit“, të cilin kjo kompani e kishte fituar si donacion nga BE, MTIK dhe IOM.

Drejtuesit e kësaj kompanie kanë thënë se në saje të këtij projekti kanë arritur të rrisin kapacitetet prodhuese, duke krijuar kështu edhe vende të reja pune.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku tha se rritja e prodhimtarisë krijon vende të reja pune.

“E ndiej veten mirë kur vizitoj fabrika të tilla të cilat tregojnë suksese dhe kanë rritje të kapaciteteve prodhuese dhe njerëzore. Rritja e prodhimit dhe e ndërmarrjeve prodhuese është një e mirë për Vushtrrinë dhe qytetarët e saj sepse ndikon në uljen e papunësisë”, theksoi Mulaku. /Telegrafi/