FSK pranon donacion në vlerë 75 mijë dollarë nga Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes u ka dhuruar një donacion në vlerë prej 75 mijë dollarëve.
Donacioni përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.
Mehaj ka shprehur falënderim për agjencinë amerikane.
Postimi i plotë: Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes dhuroi donacionin e radhës për Kompaninë tonë të materieve të Rrezikshme.Donacioni i radhës në vlerë prej rreth 75 mijë dollar, përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdoj edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomik, biologjike dhe radiologjike.Falënderim dhe mirënjohje e lartë për DTRA-në!/Telegrafi/


