"Fronti Europian" ndryshon datën, tubimin në Tetovë do ta mbajë më 5 maj
Fronti Europian e ka ndryshuar datën e tubimit përmbyllës në Tetovë. Arbër Ademi ka njoftuar se ky koalicion tubimit përmbyllës në Tetovë dhe të njëjtin do ta mbajnë një ditë më herët se Koalicioni VLEN, pra më 5 maj.
"Duke pasur parasysh që opozita tenton të krijojë probleme tek shqiptarët, ne si partia më e madhe në vend, megjithëse me kohë dhe para tyre kemi marrë leje nga policia dhe SPB Tetovë, shtabi i Frontit Europian kemi vendosur që tubimin përmbyllës në Tetovë ta vendosim një ditë përpara, pra më 5 maj, vetëm që të mos futemi në skenarët e Putinit dhe Rusisë, të cilët përmes veglave të tyre këtu, opozitës shqiptare dhe Bilall Kasamit tentojnë t'i fusin shqiptarët në problem në mes vete", tha Arbër Ademi.
Ndryshe, sot Bilall Kasami nga Koalicioni VLEN publikoi dokumente, duke thënë se ata të parët e kanë caktuar tubimin përmbyllës në Tetovë./Telegrafi/


