Please enter at least 3 characters.

Franca ashpërson masat anti COVID-19, ndalohet lëvizja pas orës 18:00

2021/01/1440x810_cmsv2_a6e6e78f-aee8-5ebb-b27d-b5be1ee6a76b-4914892.jpg

Qeveria franceze do të vendosë një orë policore mbarëkombëtare nga ora 18:00 deri në 05:00 për të paktën 15 ditë duke filluar të shtunën për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri Jean Castex.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu do të fillojnë të ofrojnë vaksinë kundër COVID-19 për ata me rrezik të lartë, pavarësisht nga mosha, raporton france24.

Pjesa më e madhe e Francës ka qenë nën një shtetrrethim nga ora 20:00, me disa pjesë të vendit, veçanërisht në lindjen e goditur rëndë, tashmë nën shtetrrethimin më të rreptë nga ora 18:00 për të ndaluar valën e infeksioneve të coronavirusit.

Castex tha se një rritje e frikshme e infeksionit pas festave të fundvitit nuk kishte ndodhur, por tha se një bllokim i ri mund të imponohej "pa vonesë" nëse situata shëndetësore do të përkeqësohej keq.

Shkollat do të qëndrojnë të hapura, por aktivitetet e brendshme të sporteve janë ndaluar sërish. Si pjesë e strategjisë për të mbajtur shkollat e hapura, Castex tha të paktën një milion teste kundër coronavirusit në muaj do të kryhen në shkolla. /Telegrafi/