Formacionet zyrtare: Liverpool dhe City, derbi anglez në Ligën e Kampionëve
Liverpooli dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat angleze janë vënë përballë njëra-tjetrës në garën e madhe evropiane për klube, ndërsa dueli i parë zhvillohet në Anfield.
Redsat janë të vetmit që e kanë mposhtur Cityn këtë edicion në Ligën Premier, ashtu që do të përpiqen që suksesin e tyre ta bartin edhe në Ligën e Kampionëve.
Derisa ekipi nga Mançesteri do të dëshirojë që të marrë rezultat sa më të mirë para ndeshjes kthyese.
Në këtë sfidë do të vihen përballë edhe taktikat e dy trajnerëve, Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola.
Formacioni startues i Liverpoolit: Karius, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Milner, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Firmino.
Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme (10 prill) në Etihad Stadium. /Telegrafi/


