Flasim për të ardhmen - Së bashku në AllWeb, 6 nëntor!
Më 6 nëntor, konferenca më e madhe e marketingut dhe inovacionit digjital në rajon rikthehet në Tiranë për të tetin vit me radhë, duke bashkuar profesionistë, krijues, strategë dhe inovatorë për të diskutuar çka po vjen më pas në botën e biznesit, medias dhe teknologjisë.
AllWeb 2025 nuk është veç një konferencë. Është një përvojë e plotë.
Këtë vit, konferenca të sfidon duke u angazhuar krejtësisht me atë që ka më shumë rëndësi: All Attention - All Content - All Creative - All Business - All AI!
"Çdo vit shtrojmë pyetjen: çka po e formëson peizazhin digjital?"
Këtë vit, përgjigjja është e qartë: AI, përmbajtja, kreativiteti dhe strategjia.
Prandaj kemi ndërtu AllWeb 2025 mbi njerëzit dhe idetë që po e udhëheqin këtë ndryshim,– thotë Gerti Boshnjaku, bashkë-organizator i konferencës.
Prej AI gjeneruese dhe krijimit të përmbajtjes, te transformimi digjital, media & PR, SEO & analitika, e deri te strategjia e biznesit - temat e këtij viti eksplorojnë mjetet dhe trendet që po ndryshojnë mënyrën si krijojmë, marketojmë e rritemi.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi me dëgju folës nga krejt bota - prej SHBA-së, Europës Perëndimore e deri në Lindore – që do të ndajnë njohuri të thella për tregjet globale dhe ato rajonale.
“Nuk bëhet fjalë për me pa të ardhmen prej larg, por për me e ndërtu atë – në mënyrë kreative, vizuale dhe inteligjente. AI gjeneruese është veç fillimi,” - thotë Darko Buldioski, bashkëthemelues i AllWebdhe drejtor i programit të konferencës.
AllWeb në shifra:
- 235+ folës dhe panelistë kanë marrë pjesë në skenën e AllWeb,
- 3500+ pjesëmarrës ndër vite,
- 120+ brende partnere kanë mbështetë misionin,
- 2000+ artikuj mediatikë kanë dokumentu përvojën AllWeb.
Folësit e parë të konfirmuar dhe krejt detajet e tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës.
Shënoni datën në kalendar: 6 nëntor - Tiranë- AllWeb.
Sepse me e humb? S’është opsion.


