Please enter at least 3 characters.

Flamurtari prezanton dy transferime të reja nga Mali i Zi

2018/10/flamurtari.jpg

Klubi prishtinas, Flamurtari ka zyrtarizuar edhe dy transferime të reja këtë afat kalimtar të verës.  

Flamurtari ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2019/20 në Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë krahas përgatitjeve, po vazhdojnë edhe me prezantimin e transferimeve të reja.

Të fundit që kanë arritur në "Xhemail Ibishi" janë 25-vjeçari Ernes Islamin dhe 24-vjeçari Danin Talloviq, të cilët vijnë nga Mali i Zi.

Ernes Islami

Islami thuhet se është mesfushor me tipare sulmuese, ndërsa më parë ka qenë edhe pjesë e Malit të Zi U19, ndërsa Danini është mesfushor qendror.

I pari vjen nga skuadra Berane, ndërsa i dyti nga Rudar Plevja. /Telegrafi/