Please enter at least 3 characters.

Fjolla Morina për rastin e 11-vjeçares së dhunuar: Jam e shokuar

2022/08/296362317_1736942716689088_2761688483821865772_n-e1661898078315.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka reaguar mbi ngjarjen e tmerrshme dhe më të përfolur të ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë - ngjarje e cila ka tmerruar mbarë opinionin shqiptar.

Mes shumë figurave publike që po shprehin shqetësim për situatën e ndodhur, një reagim në rrjetet sociale e ka bërë edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Ajo bëri një shkrim në InstaStory, duke thënë se me të dëgjuar këtë, kishte ngelur e shokuar.

“Nuk besoj që ka njeri në këtë botë që nuk e dënon këtë ngjarje mizere e këta monstruma tru kalbur. E shokuar miq”, shkroi Fjolla në InstaStory.

Këngëtarja e hitit "Fb" nuk është e vetmja nga estrada që ka reaguar ashpër mbi ngjarje, pasi reagime të ngjashme kanë bërë edhe kolegët e saj si: Dafina Zeqiri, Getinjo, Tayna, Enca Haxhia e shumë të tjerë. /Telegrafi/