Please enter at least 3 characters.

Fjala e ëmbël e djalit trevjeçar prek zemrën e nënës

Një nënë e vetme mbeti e befasuar pas një bisede me djalin trevjeçar, i cili gjatë darkës i tha se ajo duhet të gjejë një burrë, të ketë “dashuri të vërtetë” dhe të lindë një fëmijë.

Samantha Rose, 30-vjeçare, e cila për arsye privatësie nuk deshi të tregojë mbiemrin, e ndau këtë moment në Instagram.

Ndërsa ishin ulur për drekë, djali i saj Charlie i tha se “mami, ndërsa unë jam në kopsht, ti duhet të gjesh një burrë, të kesh dashuri të vërtetë dhe një fëmijë”.

Fjalët e tij e befasuan plotësisht, dhe ajo pranoi se kjo bisedë e preku thellë.

Samantha për Newsweek tha se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së djalit e vetme dhe se kjo bisedë zgjoi emocione që ajo i kishte shtypur për një kohë të gjatë.

Ajo pranoi se i ishte vështirë ta dëgjonte djalin duke folur për familjen që edhe ajo dikur e kishte imagjinuar.

Në një moment, djali i saj i tha se do të donte të kishte dy vëllezër më të vegjël, gjë që e bëri të qeshë.

Por biseda nuk përfundoi aty. Samantha i tha se jeta e tyre tashmë është e mbushur me dashuri dhe e pyeti se si ndihej për këtë.

Përgjigjja e tij e preku veçanërisht. “Zemra ime është kaq e madhe, më e madhe se dielli”, i tha ai. /Telegrafi/