Please enter at least 3 characters.

Fituesja e 'Eurovision 2012', Loreen do të përfaqësojë edhe sivjet Suedinë në festivalin evropian

2023/03/lor1.jpg
229:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 26: Singer Loreen of Sweden performs after winning the grand final of the Eurovision Song Contest 2012 at Crystal Hall on May 27, 2012 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Pablo Blazquez Dominguez/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-fituesja e Eurovisionit, Loreen, kënga e së cilës “Euphoria” fitoi konkursin e këngës në vitin 2012, do të përfaqësojë sërish Suedinë këtë vit në eventin që do të mbahet në Liverpool.

Për të përfaqësuar vendin e saj, fillimisht asaj iu desh të fitonte Melodifestivalen (i njohur edhe si Melfest), një nga shfaqjet më të mëdha televizive të Suedisë, të cilën ajo e bëri mbrëmjen e së shtunës.

Ajo tha për podkastin e BBC Eurovisioncast se i duhej bindje për të marrë pjesë sërish, pasi fillimisht nuk pranoi.

“Ata bënë pyetjen, përgjigja ishte ‘nuk do të ndodhë’”, tha ajo.

"Më u deshën katër javë [për të vendosur]. Ishte më shumë si, 'çfarë mund të them në këtë? A kam diçka për të dhënë përsëri?’”, tha këngëtarja suedeze.

"Unë mendoj se jam pak më e qetë tani, kështu që do të argëtohem më shumë me të", theksoi ajo.

Suedia dhe Portugalia zgjodhën aktet e tyre të shtunën, duke kompletuar formacionin e këtij viti të 37 shteteve pjesëmarrësve.

Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet në 'Eurovision 2023' nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën e tyre "Duje". /Telegrafi/