Finalja e Big Brother VIP Albania 5 nis me performancë spektakolare nga ish-banorët
Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5 nisi mbrëmjen me një hyrje spektakolare, e cila solli në skenë një sërë performancash nga ish-banorët e këtij edicioni, duke ndezur menjëherë atmosferën e studios.
Hapja u bë nga Kristi, më pas, DJ Gimbo u shfaq në rolin e DJ-së, i rrethuar nga valltarë, duke sjellë ritëm dhe atmosferë festive në skenë.
Performancat vijuan me Artanin, i cili u prezantua gjithashtu i shoqëruar nga valltarë, këtë herë me veshje tradicionale, duke i dhënë një ngjyrim të veçantë dhe kulturor spektaklit.
Më pas skena iu bashkua Juela, Krusita dhe Mali, me këtë të fundit që solli edhe performancën e tij muzikore, duke vazhduar zinxhirin e emocioneve.
Atmosfera u ngrit edhe më tej me performancën e Erik Lloshit.
Mbrëmja kulmoi me daljen në skenë të Stenaldos, Stines dhe Loresë, ndërsa më pas Ledioni iu bashkua spektaklit, duke hyrë në skenë dhe duke kërcyer së bashku me ish-banorët në një moment final të përbashkët.
Kjo hyrje u konsiderua një hapje spektakolare e finales, duke treguar edhe një herë se Big Brother VIP Albania nuk zhgënjen në momentet e tij më të mëdha. /Telegrafi/


