Please enter at least 3 characters.

Filmoi një objekt të paidentifikuar fluturues, australiania pretendon se ishin UFO

2024/08/1-98.jpg

Një video amatore shfaq fluturimin e një mjeti të paidentifikuar mbi Adelaide të Australisë.

Gruaja që e postoi videon, që u filmua në Robertstown në jug të Australisë, pretendon se bëhet fjalë për UFO, transmeton Telegrafi.

“Po shikonim dy drita duke lëvizur lart-poshtë, majtas-djathtas”, tha autorja e videos.

“Dritat shndrisnin shumë dhe papritmas u zhdukën, për t’u rishfaqur disa sekonda më vonë”, shtoi ajo.

Në video shihen një seri ngjyrash duke lëvizur në qiell, ndërsa deri më tani autoritetet e atjeshme nuk kanë dhënë ndonjë detaj për këtë. /Telegrafi/