Filmi ‘Prokurori’ vjen në Cineplexx në 12 Tetor: U xhirua në Tiranë me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian Danny Glover
04/10/2024
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) vjen në Cineplexx nga data 12 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj.Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.
E veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një prodhim shqiptar e aktorit të madh hollivudian Danny Glover, i cili njihet nga publiku shqiptar për rolet legjendare në filma si Lethal Weapon, The Color Purple, Predator 2, Saw etj.Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në realizimin e saj.Me regjinë e jashtëzakonshme të Fatmir Dogës, filmi sjell historinë e Mentor Likës, një prokuror shqiptar, që e do atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk mposhtet nga bandat kriminale apo politikanët e korruptuar. Për të, dashuria për vendin është më e fortë se interesat e atyre që nuk kanë atdhe në zemër.

