Please enter at least 3 characters.

Fillon Beerfest 2015, mijëra të pranishëm në kryeqytet (Foto/Video)

2016/01/beerfest-1.jpg

Më ndryshe se sa edicionet e kaluara, ka filluar festivali më i madh i birrës në trojet shqiptare, Beerfest Kosova 2015.

Edicioni i sivjetmë i Beerfestit, ka grumbulluar kompanitë më të mëdha vendore dhe ndërkombëtare të birrës në kryeqytet.

Janë mijëra të pranishëm, dhjetëra mijëra, ata që në natën e parë të Beerfestit kanë mbushur sheshet qëndrore, “Zahir Pajaziti” dhe “Nënë Terezë” për të shijuar atmosferën, birrat më kualitative dhe muzikën.

Këtë edicion Beerfesti erdhi me ndryshime rrënjësore, me prezantim të më shumë kompanive dhe me më shumë mundësi për të qenë të pranishëm shqiptarë nga anë e mbanë trojeve, transmeton Telegrafi.

Në natën e parë performuan Kida dhe Mozzik, krahas DJ Dalool, një prej deejayve më të mirë.

Ndryshe Beerfesti i këtij edicioni mund të quhet se është më ndryshe nga të tjerët, pasi që po organizohet verës, me mundësi që të jenë të pranishëm të gjithë bashkatdhetarët. /Telegrafi/