Please enter at least 3 characters.

Fillojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Rezallë të Re të Skenderajt

2024/09/459614761_921780426644008_5761409085624823884_n.jpg

Sot në fshatin Rezallë e Re në Komunën e Skenderajt kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugëve dhe degëzimeve brenda lagjeve.

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se këto punime janë në fazën e fundit para asfaltimit, shkruan Telegrafi.

Këto punime i ka vizituar kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari, Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj.

“Kryetari i Komunës, Fadil Nura bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe drejtorin për Urbanizëm, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet, të cilat kanë hyrë në fazën e fundit para asfaltimit”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt. /Telegrafi/