Please enter at least 3 characters.

Ferizaj prek fitoren

2016/01/ferizaj-prek-fitoren_hd.jpg

Futbollistët e Ferizajt, janë treguar ekip dominuese ndaj mitrovicasve, ndërsa golat e fitores erdhën në finish të ndeshjes.

Qëndrim Dautaj në minutën e 82-të zhbllokoi rezultatin nga goditja e lirë, duke e sjell ekipin nikoqirë në epërsi prej 1-0, kurse Enis Kukaj në minutën e 87-të shënoi golin e dytë në fitoren e Ferizajt.

Pas kësaj fitoreje Ferizaj ngjitet në pozitën e dytë, me 35 pikë, derisa Trepça’89 me këtë humbje e rrezikon seriozisht statusin e saj në elitë. /KP/Telegrafi/