Please enter at least 3 characters.

Feniksi fiton Superkupën e Kosovës

2016/01/feniksi-fiton-superkup-euml-n-e-kosov-euml-s_hd.jpg

Finalja e madhe është zhvilluar në palestrën e Sportit ‘Karagaçi’ në Pejë, e cila u karakterizua me rivalitet të madh, ku në fund triumfuan drenicakët, transmeton Telegrafi.

Rezultati përfundimtar ishte 3:1 për Feniksin të cilët arritën këtë fitore falë dy golave nga Narcist Ademi si dhe një tjetri të shënuar nga Mentor Mejzini, ndërkohë për pejanët shënoi Shkodran Loshaj.

Triumfi i Feniksit mund të quhet i meritueshëm, pasi gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë se kundërshtarët e tyre. /Telegrafi/