Please enter at least 3 characters.

Federer, 16 tituj ‘grand slam’

2016/01/f.0131130905430_m.jpg

Zvicerani ishte bindës në dy setet e para duke dominuar kundërshtarin dhe duke fituar 6-3 dhe 6-4, mirëpo seti i fundit ishte dramatik.

Pas humbi dy sete, Murray përqendroi të gjitha forcat në setin e fundit duke arritur epërsinë në 5-2, mirëpo Federer nuk lejoi befasi dhe e barazoi rezultatin në 5-5.

Ishte sërish britaniku që kaloi në epërsi 6-5, ndërsa tenisti më i mirë në botë reagoi për të barazuar në 6-6 dhe pastaj për të fituar 7-6 (13-11).

Ky është titulli i 16-të ‘grand slam’ i Federer (duke përfshirë edhe titujt e mëparshëm të Australian Open në vitet 2004, 2006 dhe 2007) pas 22 finaleve të luajtura. /Telegrafi/