Please enter at least 3 characters.

FC Kosova e Vushtrrisë ndryshon emrin

2016/01/fc-kosova-e-vushtrris-euml-ndryshon-emrin_hd.jpg

Ndryshimi i emrit u bë me shumicë votash, derisa kundër ndryshimit të emrit votuan dy anëtarë të Kuvendit.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi vushtrrias, i cili përmes faqes zyrtare në Facebook, me keqardhje i ka njoftuar fansat për këtë vendim.

“Fatkeqësisht, me vendim të UEFA-s, emri do të ndryshohet nga FC Kosova Vushtrri në FC Vushtrria”, thuhet në këtë njoftim.

Më tutje bëhet e ditur se kryetar i klubit është zgjedhur biznismeni Agron Selimi, i cili me këtë rast prezantoi edhe mesfushorin nga Senegali, Aliou, ndërsa theksohet se shumë shpejt “edhe gjashtë lojtarë të huaj do të zbarkojnë në Vushtrri”.

Ndërkaq, lojtari i deritanishëm i FC Vushtrrisë, Rinor Musa, është larguar drejtë klubit Trepça.

I themeluar në vitin 1922, klubi vushtrrias ka ndërruar disa herë emër. Ndërsa Kosova e Vushtrrisë ka marr emrin tek në vitin 1972. Para një viti ky klub kishte arritur suksesin historik, Kampion i Kosovës në elitën e futbollit kosovar.