Please enter at least 3 characters.

FBK-ja, partner i rëndësishëm i BIBL

2016/01/fbk-ja-partner-i-r-euml-nd-euml-sish-euml-m-i-bibl_hd.jpg

Në takim me drejtorin sportiv të kësaj lige, Shay Shtriks dhe drejtoreshën e marketingut të ligës Lubomira Shtriks, krerët e FBK-së kanë biseduar për pjesëmarrjen e ekipeve kosovare në ligën BIBL dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Krerët e ligës BIBL përsëritën se FBK-ja, gjegjësisht ekipet nga Kosova janë pjesë shumë e rëndësishme e kësaj lige dhe do të punohet që gjërat të mbesin kështu edhe në të ardhmen. Sezonin e ardhshëm sërish pritet t'i kemi dy ekipe të Kosovës që garojnë në këtë ligë, trasnmeton kp.

Në takim u fol edhe për përkrahjen konkrete që liga BIBL dhe drejtuesit e saj mund të japin për gjyqtarët kosovarë dhe palët u dakorduan që FBK-ja të ketë qasje në resurset e ligës BIBL për gjyqtarë dhe analizë të referimit si dhe forma tjera të përkrahjes me qëllim të përmirësimit të cilësisë së referimit në Kosovë.