Please enter at least 3 characters.

Fazlie Maloku emërohet ushtruese e kryeshefes së Ndërmarrjes “Pastrimi”

2020/05/pastrimi_07.jpg

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka emëruar Fazlie Malokun si ushtruese e detyrës së kryeshefes së kësaj kompanie.

Në krye të kësaj kompanie Maloku është emëruar përkohësisht, pasi Bordi i Drejtorëve të kompanisë ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Burim Kelmendin.

Bordi i Drejtorëve i Kompanisë “Pastrimi”, në një mbledhje të jashtëzakonshme, sot ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv, Burim Kelmendin.

Bordi ka konstatuar se Kelmendi nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit. /Telegrafi/