Fanella e Eden Hazard është në shitje në dyqanin zyrtar të Real Madridit në Santiago Bernabeu – ai ka zgjedhur numrin legjendar të mbretërve
07/06/2019
Fanella e Eden Hazard është parë në dyqanin zyrtar të Real Madridit në Santiago Bernabeu, ndërsa ai ka zgjedhur fanellën me numrin 7.
Lojtari i Chelseat e ka mbyllur marrëveshjen me klubin mbretëror, ku për 100 milionë euro dhe 30 tjera në formë bonusesh , do të bëhet lojtar i Real Madridit.
Hazard që te Chelsea e kishte numrin 10-të, te Real Madridi do ta ketë një numër ikonë si ai 7 (shtatë).
Mariano Diaz e ka mbajtur këtë numër në vitin e fundit.
Diaz e mori nga Ronaldo pasi ky i fundit e mbajti këtë numër nga sezoni 2010/11.
Edhe legjenda e klubit Raul e ka mbajtur fanellën me numrin 7. /Telegrafi/


